“Qytetet miqësore për fëmijët”, konferenca ndërkombëtare mbahet në Tiranë

schedule15:50 - 31 Maj, 2019

schedule 15:50 - 31 Maj, 2019

Tirana ia ka dalë që në katër vite të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët. Për këtë arsye për herë të parë konferenca ndërkombëtare “Qytetet miqësore për fëmijët” u mbajt në kryeqytetin shqiptar. 

“Qytetet miqësore për fëmijët”. Konferenca ndërkombëtare me pjesëmarrje të emrave të njohur në botë në fushën e urbanistikës e përfaqësues të organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve u mbajt për herë të parë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se një ndër prioritetet e punës ishin investimet për brezin e ardhshëm.

“Në fillim më thoshin, more ç’e keni këtë fiksim te kalamajtë, ata as nuk votojnë, as paguajnë taksa? Qartazi, arsyeja pse kemi kaq politikanë të dhunshëm është se shumë prej këtyre njerëzve kur kanë qenë fëmijë s’kanë pas fëmijëri dinjitoze dhe vijnë shumë idhnakë dhe shumë të dëshpëruar nga fëmijëria e tyre, e vazhdojnë tërë jetën me të njëjtin hidhërim dhe me të njëjtin helm që nuk mbaron; ky cikël dhune përsëritet në shoqërinë tonë. Argumenti ynë ishte vërtet fëmijët nuk paguajnë taksa dhe nuk votojnë, por ndoshta duke investuar tani te fëmijët, fillojmë për herë të parë të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme dhe të sigurohemi që ky cikël nuk përsëritet”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vuri në dukje se falë punës së bërë, çerdhet dhe kopshtet publike kanë sot një cilësi më të mirë se edhe privatet, çka ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve. Ndërkohë premtoi  se nëse qytetarët e votëbesojnë sërish në fokus do të ketë ndërtimin e 17 shkollave të reja, por dhe ngushtimin e diferencave mes investimeve në fshat dhe qytet. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!