Një grup të rinjsh në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës një personi 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.
Policia sqaron se nën kërcënimin e armës, të arrestuarit i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën.
Si rezultat i këtij operacioni, është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– Sebastian Ogici., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Ruzhdi Thano., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:
– M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Njoftimi:
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.
I vodhën, nën kërcënimin e armës, një shumë parash dhe biçikletën, një shtetasi, vihen në pranga 2 prej autorëve, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se në Selitë, disa persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– Sebastian Ogici., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Ruzhdi Thano., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:
– M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Sebastian Ogici.. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/