Sulmit kibernetik të pak javëve më parë nuk i ka shpëtuar as adresa zyrtare e e-mailit të kryeministrit Edi Rama.
Faqja “Homeland Justice” e quajtur ndryshe “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar disa nga e-mailet e mbërritura në adresë të të kryeministrit Rama, ku nuk mungojnë as denoncimet nga ana e punonjësve të administratës të cilët ankohen për eprorët e tyre.
Një nga denoncimet më interesante është ajo e një punonjëse të FSDKSH-së, e cila thekson se ky institucion po drejtohet nga njerëz të Parisë Demokratike dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të saj siç janë ata të Flamur Nokës.
Sipas denoncuese i gjithë institucioni është i kapur nga familjarët e zyrtarëve të PD, të cilët përveçse nuk bëjnë asnjë punë, ushtrojnë presion mbi administratën.