Një i moshuar është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mëngjes në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. 84 vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit mbi një soletë të katit të parë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga informacionet paraprake mësohet se jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten, e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al
https://youtu.be/-v3ZG9qlNMg