Kryeministria bosh ditën e protestës, ku do të jetë Rama në 7 korrik?

schedule17:50 - 2 Korrik, 2022

schedule 17:50 - 2 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar protestë kombëtare në datën 7 korrik, në orën 19:00 para kryeministrisë.

Berisha dhe kryesia e PD kanë ngritur gjithashtu grupe pune, ku deputetëve iu janë dhënë detyra për organizimin e protestës.

Në konferencën për shtyp të ditës së premte, ish-kryeministri Berisha tha se mijëra qytetarë do të bashkohen në protestë dhe ironitoi krzeministrin Rama, për të cilin tha se të enjten “do ia mbathë nga Tirana”.

Nuk dihet sa kjo deklaratë do të rezultojë e vërtetë, por kryeministri duket se ka axhendë të zënë më 7 korrik.

Ai mund të jetë në Vlorë ditën e enjte, pasi mund të inaugurojë hapjen e Bypassit të kësaj zone.

Datën për hapjen e Bypassit Rama e bëri vetë me dije sot, në hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë.

Vetëm nëse hapja e Bypassit shyhet, është shumë pak e mundur që Rama të mungojë në inaugurim.

 “Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama sot në inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!