Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në Bruksel që ai vetë ndodhet në mandatin e tretë të qeverisjes së vendit, por pritja për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE vijon. Megjithatë, në një reagim, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka kujtuar kundërshtarit të tij politik se “mandatin e tretë e rrëmbeu duke vjedhur vota.”
Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha e përshkroi qëndrimin e mbajtur nga kreu i qeverisë në Bruksel, me atë të një “dhie të zgjebosur që mban bishtin përpjetë.” Sipas ish-kryeministrit, pengesë për integrimin e vendit në BE nuk është vetoja bullgare por pikërisht mandati i tretë që sipas Berishës dhe opozitës në përgjithësi është i vjedhur.
SALI BERISHA NË FACEBOOK
Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!
Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!
Te dashur miq,
I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!
Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’
Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.
Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.
Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!
Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!
Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! #sb /abcnews.al/