Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Pro serbët në komunën e Malit të Zi, kundër Kosovës/ “Shumica voton kundër njohjes së Pavarësisë”

schedule17:25 - 13 Maj, 2026

schedule 17:25 - 13 Maj, 2026

Për komunën e Zetës në Mal të Zi, Kosova nuk është më një shtet i lirë dhe i pavarur.

Në Kuvendin Komunal është miratuar deklarata për shfuqizimn e vendimit për njohjen e Kosovës.

Pro deklaratës votuan këshilltarët komunalë të partive pro-serbe.



Ministri shqiptar i Adminstratës Publike në qeverinë malazeze Marash Dukaj, e ka quajtur këtë vendim një “hap prapa në ndërtimin e së ardhmes evropiane”.

“Pa hyrë në elementet juridike që një akti të tillë politik nuk i japin karakter detyrues, këtu bëhet fjalë për fenomenin e përpjekjes për marrjen e kompetencave dhe ndërhyrjes në marrëdhëniet e fqinjësisë së mire”.

Ministri shqiptarë i ka quajtur këto përpjekje për përfitime të ngushta politike dhe strategji gjeopolitike.

“Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për t’u krijuar qytetarëve të saj kushte më të mira për jetë dhe prosperitet, ne po dëshmojmë përpjekje të shpërbërjes së institucioneve përmes devijimeve, e gjitha kjo pjesë e një strategjie gjeopolitike”

Këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve – partisë së ish-Presidentit malazez, Milo Gjukanoviç – nuk morën pjesë në seancë, ndërsa para votimit sallën e lëshuan këshilltarët e Demokratëve.

Partitë pro serbe në Mal të Zi kanë tentuar edhe disa herë të tjera që ta ç’bëjnë njohjen e pavarësisë së Kosovës në këtë komunë, por pa sukses.

Podgorica e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 nëntor 2008, disa muaj pas shpalljes, duke u bërë vendi i 49-të që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!