Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Projektligji për financimin e partive politike, Niko Peleshi kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

schedule17:58 - 13 Maj, 2026

schedule 17:58 - 13 Maj, 2026

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion Komisionin e Venecias mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri.

Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026.



Drafti i dakordësuar mes dy forcave më të mëdha politike parashikon një sërë ndalimesh se kush nuk mund të dhurojë para për partitë, duke përfshirë të gjitha kompanitë që kanë kontrata koncesioni, apo PPP.

Para nuk lejohet që forcat politike të marrin nga institucionet qeveritare ose joqeveritare të huaja, biznese dhe persona fizikë të huaj, dhuruesit anonim; bizneset e lojërave të fatit apo në fushën e kriptomonedhave; organizatat joqeveritare, humanitare, fetare apo sindikale. Edhe të dënuarit për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar apo trafikimit droge e krime zgjedhore nuk lejohet të kontribuojnë para në partitë politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!