Analisja Afërdita Maliqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka risi në listat e saj të kandidatëve për deputetë, lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Maliqi u shpreh se fushata po zhvillohet se mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Maliqi shtoi se Osmani i doli kundër Kurtit, pasi ky i fundit nuk e mbështeti për një mandat tjetër presidencial.
“Ndryshime të mëdha ka tek LDK. Tashmë është futur në koalicion me Vjosa Osmanin, e cila ka qenë presidente e vendit. Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë vendosur t’u japin hapësirë njerëzve që i kanë pasur afër vetes. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshime në lista. Vjosa Osmani, ka qenë për 5 vjet bashkëpunëtore e Albin Kurtit. Për shkak se Abin Kurti nuk ia dha mundësinë sërish për presidente, e gjeti të hapur territorin tek LDK. Duke pasur parasysh raportet mes Lumirit dhe Vjosës, ajo e shfrytëzoi më së miri. Kurti nuk është marrë me të, kërkon që ta lërë në hije. Por Osmani ka kohë që është në fushatë. Nuk besoj se ajo do të sjellë ndonjë ndryshim. Nëse Vjosa Osmanin do ta nominonte Albin Kurti për një tjetër mandat për presidente, do të ishte në krah të Albin Kurtit”, theksoi ajo./abcnews.al


