Një zyrtare e lartë i BE-së tha se Europa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe pse furnizimet e dobëta të gazit rus kanë rritur frikën e recesionit, sipas skynews.
Elina Bardram, e cila është drejtoreshë për Çështjet Ndërkombëtare dhe Financat e Klimës në Komisionin Europian, tha se një ndryshim drejt përdorimit të qymyrit për të mbushur boshllëkun e energjisë do të ishte i përkohshëm dhe nuk do të prishte qëllimet klimatike.
BE-ja dhe ekonomitë e tjera të zhvilluara kanë shtuar sanksionet ndaj Rusisë duke përfshirë naftën dhe qymyrin e saj, por nuk kanë ndaluar importet e gazit, të cilat përbëjnë 40% të nevojave të bllokut.
Çmimet e gazit kanë arritur nivele rekord pasi një ngadalësim i flukseve nga Rusia gjatë ditëve të fundit ka rritur shqetësimet për furnizimin në muajt e ardhshëm gjatë pikut të dimrit.
/abcnews.al