Vllaznia tenton sulmuesin e Malit të Zi, Egnatia siguron shërbimet e ish-mesfushorit të Luftëtarit

schedule16:41 - 19 Qershor, 2022

schedule 16:41 - 19 Qershor, 2022

Vllaznia po përforcon skuadrën për Conference League, teksa shkodranët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin e kombëtares së Malit të Zi.

Sipas “Panorama Sport” bëhet fjalë për Kristjan Vulaj, i cili është njëkohësisht edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit maqedonas.

24-vjeçari sezonin e fundit luajti me Decic, teksa tashmë është larguar nga Tuzi pas 3 sezoneve fantastike.

Gjithashtu po sipas burimit në fjalë, Egantia është skuadra tjetër e cila ka arritur të përforcojë mesfushën me ish-lojtarin e Luftëtarit.

Në këtë mënyrë Erald Hyseni rikthehet të luajë në “Abissnet Superiore” këtë herë duke mbajtur veshur fanellën e rrogozhinasve.

Mesfushori beratas ishte pjesë e Besë së Kavajës në Kategorinë e Parë, teksa tashmë zyrtarizimi te Egnatia është çëshje ditësh. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!