Ish-lojtari i Manchester City bëhet trajneri i klubit anglez

schedule14:23 - 14 Qershor, 2022

schedule 14:23 - 14 Qershor, 2022

Vincent Kompany është trajneri më i ri i Burnley.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi anglez. Ish-mbrojtësi belg ka drejtuar ekipin e Anderlecht për tre sezonet e fundit.

“Jam i emocionuar nga sfida përpara,” tha Kompany.

“Burnley Football Club është një skuadër vërtetë historike angleze dhe është nder të emërohem trajner i ekipit të parë. Kam qenë i impresionuar nga vizioni i bordit për klubin që përputhet me vizionin tim dhe mezi pres të luaj rolin tim teksa hyjmë në një sezon të rëndësishëm”.

Ish-mbrojtësi i Belgjikës, Kompany kaloi 11 vjet te City, ku fitoi 10 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj të Premier League./ h.ll/abcnews.al