9 mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Rajonal të lezhës

schedule14:33 - 1 Maj, 2019

schedule 14:33 - 1 Maj, 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar projektin për ndërtimin e maternitetit të ri të qytetit të Lezhës.

Sipas Manastirliut për realizimin e këtij projekti do të investohen 350 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Materniteti i ri i Lezhës do të ofrojë të gjitha shërbimet, duke filluar nga urgjenca, sallat e lindjes dhe dy salla operacioni.

Projekti, sipas ministres do të vijojë edhe me rehabilitimin e Poliklinikës së spitalit dhe rehabilitimin e plotë të godinës qendrore të spitalit të Lezhës. Këto deklarata Ministrja Manastirliu i bëri gjatë prezantimit të 9 mjekëve specialistë në shërbimet e Spitalit Rajonal të Lezhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!