Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një hap larg kampionit të botës! Berjan Peposhi shkruan histori në “Glory 110”

schedule14:02 - 22 Tetor, 2026

schedule 14:02 - 22 Tetor, 2026

Berjan Peposhi është gjithnjë e më pranë ëndrrës së madhe: titullit kampion bote në kickbox.

Sportisti shqiptar triumfoi në turneun “GLORY 110”, të zhvilluar të shtunën në Antwerp të Belgjikës, duke siguruar një fitore vendimtare në rrugën drejt finales.

Në kategorinë deri në 65 kilogramë, Peposhi mposhti me pikë, me vendim unanim të gjyqtarëve pas tri raundesh, kundërshtarin Jeremi Monteiro nga Kepi i Gjelbër.



Një fitore për të cilën është përgatitur prej dy vitesh, duke iu afruar gjithnjë e më shumë momentit që mund t’i ndryshojë karrierën.

Për Peposhin, kjo ndeshje ishte shumë më tepër se një triumf: ishte një hap vendimtar drejt përballjes për rripin e kampionit të botës në një prej organizimeve më të rëndësishme të kickbox-it ndërkombëtar.

Tashmë, sytë janë te finalja e madhe, e planifikuar për më 7 shkurt, një datë me domethënie të veçantë për sportistin shqiptar, pasi përkon edhe me ditëlindjen e tij.

“Kam pritur shumë gjatë që ta fitoj këtë titull”, shprehet Peposhi, i cili shpreson që kjo ditë të bëhet e paharrueshme. A do të jetë 7 shkurti dita kur Berjan Peposhi do të kurorëzohet kampion bote?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!