Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth mesnatës në Ishull-Lezhë, ku është dëmtuar çatia prej llamarine e një ndërtese që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 00:05, kur 65-vjeçari B. Sh., banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar policinë për dëmtimin e çatisë së ndërtesës që përdorte për ruajtjen e materialeve shtëpiake.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.


