Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar disa liderë të huaj se po shfrytëzojnë politikisht trazirat në Francë, duke përhapur informacione të pavërteta. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pretendoi se trazirat lidhen me emigracionin dhe jo me pakënaqësitë për arsimin apo koston e jetesës.
Presidenti francez tha se nuk mund të bëhen deklarata që nuk mbështeten në fakte, ndërsa paralajmëroi për pasojat e përhapjes së diziinformimitt
Protestat në Francë nisën me kërkesa për financim më të mirë të arsimit, përpara se t’u bashkoheshin sindikatat dhe grupe të tjera që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe gjendjen e shërbimeve publike.
Demonstratat u përshkallëzuan në disa qytete, ku u regjistruan përleshje, akte dhune, plaçkitje dhe dëmtime të pronave publike e private. Sipas të dhënave të raportuara, më shumë se 2.600 persona janë arrestuar gjatë protestave.
Kreu i shtetit francez paralajmëroi se autoritetet do të marrin të gjitha masat e lejuara me ligj për të parandaluar përsëritjen e dhunës gjatë protestave të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit publik dhe të informimit të saktë.


