EMRI/ Lëvizte me armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

schedule09:36 - 9 Qershor, 2022

schedule 09:36 - 9 Qershor, 2022

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri e municion luftarak. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit policor të koduar “Black Bag”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” u arrestua Ritvan Xhota.

40-vjeçari akuzohet për  veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së tij, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!