Ishte inauguruar së fundmi, shpërthen zjarri në maternitet, vdesin 11 foshnja në Senegal

schedule08:23 - 26 Maj, 2022

schedule 08:23 - 26 Maj, 2022

Njëmbëdhjetë foshnja vdiqën pasi një zjarr shpërtheu  në një spital në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor.

Presidenti i vendit, Macky Sall, ka njoftuar në Twitter. “Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 foshnjave nga zjarri në repartin e të porsalindurve në spitalin publik.”

Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në qendrën e transportit të Tivaouane, dhe u shkaktua nga “një qark i shkurtër”, sipas politikanit senegalez Diop Sy.

“Zjarri u përhap shumë shpejt”, tha ai.

Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se “tre fëmijë janë shpëtuar”.

Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur një zjarr shpërtheu në një spital që vrau katër foshnja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!