Për të dytën herë brenda këtij muaji, vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa ende nuk dihen autorët apo rrethanat e plota të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Përsëritja e rasteve brenda një periudhe të shkurtër ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në këtë pikë të grumbullimit të mbetjeve.

