Nëna e Kylian Mbappe, Fayza Lamari, thyen heshtjen e saj për të ardhmen e sulmuesit francez.
Zërat janë të shumtë, disa flasin për kalimin e sigurt të tij te klubi spanjoll i Real Madrid, ndërsa disa të tjerë flasin për një qëndrim të sigurt te PSG, ku do të marrë dhe kompetenca të tjera në klub.
“Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën, por tashmë ka ardhur koha që Kylian të vendosë.
Dy propozimet janë ekuivalente ekonomikisht, nuk ka dallime të mëdha, por presim që Mbappe të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk ka negociata të tjera”, tha ajo për “Kora Plus”./ h.ll/abcnews.al