Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamingot braktisin paqen, dhunë në Parlament/ Protestuesit sulmojnë policinë dhe deputetët, plagosen 15 policë

schedule23:11 - 2 Korrik, 2026

schedule 23:11 - 2 Korrik, 2026

Tensione, përplasje dhe momente dhune u shënuan në protestën e mbajtur të enjte para Kuvendit.

Një pjesëmarrje e pakët por me shumë akte dhune që përngjan me tubimet e grupit të molotovëve lanë të lënduar disa punonjës policie, të cilët u goditën me gurë e sende të forta.

Tensionet nisën që para fillimit të seancës plenare, përplasjet mes protestuesve dhe policisë u përshkallëzuan teksa qytetarët tentuan të çanin disa herë gardhin metalik.



Protestuesit goditën me vezë në drejtim të Kuvendit dhe deputetëve por policia veproi mënjëherë duke arrestuar fillimisht 5 persona mes tyre dhe Gent Prognin një prej organizatorëve.

Përfundimi i seancës plenare shënoi dhe agravimin e situatës, militantët nuk I ndalën aktet e dhunës, ata qëlluan me gurë në drejtim të efektivëve, ndërkohë nuk kursyen as makinat e policisë të cilat I shkatërruan.

Vetëm pasi policia ndërhyri me ujë u bë e mundur netutralizimi i situatës me shpërndarjen e protestuesve. Teksa u shoqëruan mbi 25 persona 19 prej tyre u arrestuan.

Si pasojë e sulmeve gjatë protestës 15 efektivë mbetën të plagosur si dhe 4 protestues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!