Analisti Roland Bejko, në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me protestën, duke ngritur shqetësime për natyrën dhe drejtimin e saj.
Sipas Bejkos, situata në terren ka kaluar nga një protestë qytetare në një përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, çka sipas tij e ndryshon karakterin e saj fillestar.
“Ne sot kemi një protestë me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve. Këtu mbaron së qeni një protestë qytetare dhe kthehet në një protestë politike që kërkon të përplaset për hir të pushtetit,” u shpreh ai.
Bejko shtoi se të dy palët në konflikt pretendojnë se janë provokuar, ndërsa theksoi se organizimi i protestës mund të jetë pjesë e një strategjie politike për të testuar reagimin publik.
Të dy palët thonë u provokuam. Ne sot kemi një protestë me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve. Këtu mbaron së qenë një protestë qytetare dhe kthehet në një protestë politike që kërkon të përplaset për hir të pushtetit. Mendoj që ata që e programuan, mund ta kenë bërë sepse jemi në një lëvizje shahu, për të testuar se si do të pritet. Pro kjo mund të kthehet në boomerang, sepse për protesta të dhunshme kishin Berishën.
Ai paralajmëroi gjithashtu se përshkallëzimi i situatës mund të ketë efekt të kundërt, duke e krahasuar me praktika të mëparshme të protestave të dhunshme në skenën politike shqiptare.



