Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG rikonfirmohet në majë të Europës/ Shuan ëndrrën e Arsenal në finalen dramatike të Champions League

schedule20:45 - 30 Maj, 2026

schedule 20:45 - 30 Maj, 2026

BUDAPEST- Paris Saint-Germain është shpallur kampione e UEFA Champions League pas një finaleje të jashtëzakonshme ndaj Arsenal, e cila u vendos vetëm pas serisë së penalltive në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin 1-1, duke detyruar finalen të shkonte në “lotarinë” e penalltive.

Në një seri dramatike nga pika e bardhë, PSG u tregua më i saktë dhe fitoi 4-3, duke siguruar trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.



Arsenal kaloi i pari në avantazh me golin e Kai Havertz, ndërsa PSG barazoi në pjesën e dytë me penalltinë e Ousmane Dembele.

Në fund, saktësia nga pika e bardhë i dha PSG titullin e Champions League, në një finale që do të mbahet mend gjatë.

Finalja dhuroi spektakël të padiskutueshëm mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, por fati në fund i buzëqeshi PSG, e cila ishte më e saktë nga pika e bardhë e penalltive.

Kështu, francezët arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, duke u rikonfirmuar në tempullin e futbollit europian, në rang klubesh/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!