Një person që dyshohet se u ka vënë zjarrin dy makinave mbrëmë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është arrestuar nga policia. Ai është 38-vjeçari Mario Toçi që sipas uniformave blu, ka djegur edhe gjashtë makina të tjera në këtë qytet.
Nuk dihen shkaqet pse ky person u vinte zjarrin makinave, por fillimisht dyshohet se është paguar.
Dy makina u dogjën gjatë natës në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit u dogj plotësisht automjeti tip “Volsëagen” në pronësi H. Hasekiu, kurse mjetit tjetër i djegur është në pronësi të B. Hoxhës./abcnews.al