Luhet për mbijetesë dhe Europë, mësoni sfidat e ditës së sotme

schedule09:20 - 9 Maj, 2022

schedule 09:20 - 9 Maj, 2022

Abissnet Superiore do të mbyllë javën e 33-të të saj me 3 sfidat e ditës së sotme që do të luhen në dy orare të ndryshme, Dinamo-Skënderbeu 16:45, po në të njëjtin orar dhe Teuta-Egnatia, dhe Vllaznia-Kukësi 19:45.

Nga Kamza, Durrës e Shkodër, përballje interesante ka rezervuar dita e sotme, ku luhet për mbijetesën dhe Europën.

Vllaznia-Kukës është supërsfida e javës, pasi përballë njëra-tjetrës do të vihen dy rivalë direkt për Europën. Ky takim pritet të jetë i luftuar, teksa emocionet dhe spektakli nuk do mungojë.

Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe në Durrës ku Teuta pret Egnatian në një duel për të shmangur zonën “Play-Off”, ndërsa vetëm 6 pikë i ndajnë mes tyre, me durrsakët që renditen në vendi e 7-t ndërsa rrogozhinasit në vendin e 8-të.

Takimi i fundit për ditën e sotme është edhe dueli i mbijetesës mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim që do të luhet në Kamëz, me Rodolfo Vanolin që kërkon fitoren e parë në drejtim të bluve, ndërsa nga krahu tjetër Skënder Gega nuk do të falë pas fitores me Kastriotin. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!