Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka dhënë këshillat e tij për deputetët e Partisë Demokratike. Rama iu kërkoi të mos shkonin pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.
Kryeministri tha nëse Lulzim Basha do të kishte dëgjuar zërin e arsyes kohë më parë do të ishte sot ende aty.
“Mos shkoni pas të vdekurit! Ai që nuk është këtu po të kishte dëgjuar zërin e arsyes do të ishte këtu. kam një shqetësim tjetër që ju nuk do ta kuptoni dot. Shqetësimi tjetër i imi është shumë i rëndësishëm është që ne këtu nuk jemi për partitë tona. Ju jeni pjesë e vendit tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë me të lyer bardhe blu”, tha Rama.
Kryeministri përsëriti disa herë se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të saj vjen Sali Berisha. g.v/abcnews.al