Homazhe për 73 vjetorin e Çlirimit

schedule11:24 - 29 Nëntor, 2017

schedule 11:24 - 29 Nëntor, 2017

Në 73 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, krerët e institucioneve shtetërore nderuan me homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, që të gjitha ata që dhanë jetën për idealin e lirisë.

Mëngjesi i 29 Nëntorit mblodhi krerët e Shtetit pranë Varrezave të Dëshmorëve, në Tiranë.

Ceremoninë me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë e hapi Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në respect të protokollit shtetëror, nderimet pranë monumentit “Nënë Shqipëri” vijuan me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Kurora e tretë me lule, në nder të idealit të të gjithë atyre që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë, ishte ajo e Kryeministrit Edi Rama.

Në emër të ushtarakëve, morën pjesë në homazhe  edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila kishte në krah shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.

Pushteti vendor ishte gjithashtu i përfaqësuar në këtë ceremoni nga kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa Prefektja e re e Tiranës, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, respektoi detyrën civile duke shmangur nderimin ushtarak.

Në përfundim të homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, krerët e institucioneve nderuan Himnin Kombëtar.

Para se të largoheshin nga “Varrezat e Dëshmorëve” shtrënguan duart me familjarët e veteranëve, duke respektuar renditjen që imponon Protokolli i Shtetit./abcnews.al

https://youtu.be/Mmp7TErLEjk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!