Kanë përfunduar homazhet në Pogradec për policin Enea Mekolli, që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari mëngjesin e të enjtes në Maliq.
Arkmorti dërgohet në banesën e tij në fshatin Blace, ku do të bëhet dhe varrimi në varrezat e familjes. Siç shihet nga video e siguruara nga gazetari i ABC News, kolegë, qytetarë dhe zyrtarë të lartë i japin lamtumirën e fundit policit, Enea Mekolli, i cili ra dëshmor në krye të detyrës.
Familja e tij kërkoi që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve, siç e parashikon statusi për Dëshmorët e Atdheut, por në fshatin e tij.
Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur edhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.
Ndaj familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njëri-tjetrit.



