Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Homazhe për policin e vrarë/ Pogradec, Enea Mekolli nderohet nga forcat “Shqiponja” (VIDEO)

schedule11:16 - 5 Qershor, 2026

schedule 11:16 - 5 Qershor, 2026

Kanë nisur homazhet në qytetin e Pogradecit, për policin Enea Mekolli, që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari mëngjesin e të enjtes në Maliq.

Homazhe kreu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, i cili la edhe një shënim në bllokun e ngushëllimeve.



Efektivi i ndjerë do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Familja e tij kërkoi që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve, siç e parashikon statusi për Dëshmorët e Atdheut, por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur edhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Ndaj familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njëri-tjetrit.

Pasditen e së enjtes, pranë familjes së policit të vrarë, shprehën ngushëllime edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe kryepolici Skënder Hita.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!