Një pikë diferencë mes Manchester Cityt dhe Liverpool do e bëjë përballjen e ditës së diel shumë interesante pasi luftohet për vendin e parë në Premier League, takim që do të luhet në orën 18:30.
Vetëm 2 ditë nga ndajnë nga kjo super përballje mes dy skuadrave më të forta në Angli, dy ekipeve që kanë luajtur më bukur, kanë qenë më të organizuar deri në këtë pikë të kampionatit.
Kjo përballje do të jetë edhe një sfidë mes dy teknikëve Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, e cila ka nisur që në konferencat për shtyp, pasi tekniku i “The Reds” do të shprehej për kundërshtarin e tij si trajneri më i mirë, ndërsa nuk ka vonuar edhe përgjigja e timonierit të “Qytetarëve” i cili e falënderon për vlerësimin, por thekson se nuk është më i miri, këtë punë e bën me pasion.
“Jo, nuk jam më i miri dhe nuk më intereson të jem. Falenderoj Kloppin, por këtë punë e bëj për pasion, jo për të marrë këto etiketime. Edhe vetë trofetë nuk më prekin shumë, është rruga përmes së cilës arrihet fitorja që më emocionon.
Klopp ishte sigurisht rivali im kryesor dhe konkurrenca jonë ka qenë mirë për ne dhe për futbollin, sigurisht që dy skuadra të mrekullueshme janë përballur me njëra-tjetrën që kur kam qenë në Angli”, ka theksuar Pep Guardiola. /f.a/abcnews.al