Basha: Dita e “Maduros së Ballkanit” po merr fund

schedule11:54 - 28 Mars, 2019

schedule 11:54 - 28 Mars, 2019

Në fjalën e mbajtur në protestën e sotme të opozitës kryeopozitari Basha tha se kjo është një sinjal shprese për çdo shqiptar, ku janë bashkuar jo vetëm hallet por edhe zgjidhjet. Për Bashën ora e Ramës, të cilin e quan “Maduro i Ballkanit” po merr fund.

“Jemi këtu për t’i dhënë një sinjal shprese çdo hqiprati kudo ndodhet. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve, por edhe zgjidhjet edhe shpresa për të nesërmen që po vjen.

Studentëve shqiptarë, dritës së syrit të çdo prindi dua t’u them sot se ai që u mashtroi dhe përbuzi lëvizjen tuaj fisnike është i larguar, se PD dhe opozita e bashkuar do t’i zgjidhin problemet tuaja se dita e Maduros së Ballkanit po merr fund.

Rama ik. Nuk ka gardh e tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim, ndryshimi ka nisur dhe nuk do kthehet mbrapsht Rama ik!.

U them fermerëve që kohët tuaja të dëshpërimit do marrin fund. Do t’u kthehen ju si subvencione e investime dhe skema korruptive  e TVSH do anulohet.

Sipërmarrjes së vogël i them se kushtet e mbijetësës ku jeni vendosur,  se ditën e parë të demokracisë së rivendosur se askush nuk do të ketë mundësinë t’u dhunojë e gjobisë.

Një rrugëtim që nuk do ketë më tj’u vjedhin ju bukën e fëmijëve tuaj, të ardhmen dhe dinjtitien tuaj kjo do marrë fund njëherë e mirë. Ndaj sëbashku me protesta që nuk do ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusare të Ramës dhe largimin e kryehajdutit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!