SHBA pritet që të kërkojnë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Mediat e huaja raportojnë se lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Një shumicë prej dy të tretash nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet nga këshilli për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë anëtarësimit të tij.
.@USAmbUN in Romania responds to the horrific images out of Bucha: “In close coordination with Ukraine, European countries and other partners at the UN, we are going to seek Russia’s suspension from the UN Human Rights Council.” pic.twitter.com/KiIvij1sAt
— Bianna Golodryga (@biannagolodryga) April 4, 2022
Greenfield ndër të tjera ka theksuar se pjesëmarrja e Rusisë në këshillin e të drejtave të njeriut është një farsë, e gabuar, prandaj sipas saj ka ardhur momenti që asambleja e përgjithshme e OKB-së të votojë për ta hequr.
“Mesazhi im për ato 140 vende që kanë qëndruar me guxim së bashku është: imazhet nga Bucha dhe shkatërrimi në të gjithë Ukrainën kërkojnë që tani t’i përputhim fjalët tona me veprimet”, ka thënë ajo. /abcnews.al

