Regjistrimi i Kuvendit të 11 Dhjetorit në gjykatë, përplas Bylykbashin me analistët në “Log.”

schedule21:35 - 31 Mars, 2022

schedule 21:35 - 31 Mars, 2022

Regjistrimi i i Kuvendit të “11 Dhjetorit” nga ana e gjykatës ka sjellë përplasje në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mes deputetit demokrat Oerd Bylykbashi dhe analistëve të pranishëm në panel, Skënder Minxhozi, Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Bylykbashi tha se vendimi i gjykatës është praktikë e njohur, dhe se ka vetëm një palë që mund të bëjë ankimimin.

Por për analistët çështja çedon që në momentin që vendimi është dhënë nga gjyqtari Zhukri, i cili më herët kishte deklaruar se nuk do e gjykonte si çështje pasi kishte konflikt interesi.

Pjesë nga biseda:  

Kuvendi i 17 Korrikut i depozituar 4 muaj më mbrapa është depozituar për 10 minuta, kjo është praktika që ndjek gjykata.

Nuk kishte non-grata

Ça lidhje ka non-grata? Në 17 Korrik askush nuk e di se sa vetë kishte aty.

Minxhozi: Ju se kontestuat dhe gjykata se kontestoi.

Bylykbashi: Nuk e zhbën dot ti praktikën e gjykatave.

Minxhozi: Këtu gjykatat kanë bërë mënxyra.

Byklykbashi: Standardi i gjykatës është verifikim minimal, kush ka dyshim bën padi më pas.

Minxhozi: Ambalazhi që i bëre është shumë i bukur, por jo bindës.

Nazarko: Zotëria po thotë dy elemente, së pari që standardi në këto 10 vjet ka qenë ky, dhe e dyta është një vendim i thjeshtë me karakter administrativ, këtu është gabimi. Në kushtet e një konflikti nuk është në fuqi ky nen, por edhe OJQ-të, Kodi zgjedhor.

Bylykbashi: Nuk ka lidhje Kodi zgjedhor me këtë pjesë.

Zoti Zhukri mori vendimin pasi pa gjithë procesin politik, pa çfarë ndodhi në zgjedhjet e 6 marsit, pa dorëheqjen e Bashës, pastaj doli vendimi. Zoti Zhukri respektoi kohën politike jo atë juridike. Zoti Zhukri i cili dha dorëheqjen për shkak të miqësisë së tij me zotin Berisha, dorëheqja ju refuzua se gjykatat tona janë të “pa korruptuara”.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!