TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohen për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Ata akuzohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse./abcnews.al


