VIDEO/ Incident para kryeministrisë, nënë Lizën e përzënë nga protesta

schedule21:10 - 29 Mars, 2022

schedule 21:10 - 29 Mars, 2022

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve. Nënë Liza e cila u bë simbol i 5 Majit është përzënë nga protesta e sotme. Teksa ka qenë duke folur për mediet, ajo është kapur nga krahët nga një zonjë e cila i thotë se nuk janë në shesh për shtëpinë e saj por për rritjen  e çmimeve.

“Ç’është kjo, për ça kemi ardhur, për shtëpinë tënde apo për kauzën e tanishme. Prej teje thonë se është protestë politike, a ka mundësi të ikësh? Ik, ik”, tha ajo.

Rritja e çmimeve ka mbledhur sërish qytetarët përpara Kryeministrisë. Me pankrarta në duar kundërshtuan rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve bazë ushqimore.

“Kush mbjell uri, do të korr revolotë”, ishte mbishkrimi i një pankarte të madhe.

Protestuesit thonë se kur qytetarët reagojnë, çmimet ulen, ndërsa kur ka indiference, ato rriten sërish.

/abcnews.al