Rama i përgjigjet opozitës: Në Berlin isha për të folur për ju

schedule16:00 - 22 Mars, 2019

schedule 16:00 - 22 Mars, 2019

“Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti im këto ditë”.

Nga Facebook-u kryeministri Edi Rama qetëson mbështetësit e tij ndërsa atyre që thanë të kundërtën i tregon vendin.

“Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti mëshiroj ata që e sajuan këtë histori do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë dhe të përgjigjen”.

Mungesën e tij të pazakontë në publik këto ditë kryeministri Rama e sqaron me takimet joformale që i duhet të zhvillonte jashtë Shqipërisë për të folur mbi opozitën jashtë parlamentit.

“Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për, përse t’u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen”.

Ishte vizitë jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës – vazhdon shpjegimin kryeministri Rama.

“Mos bërja e emrave të tyre është pjesë e etikës së një vizite joformale, që i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së pikëpamjeve të informacionit. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes dhe spitalit në Berlin u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin”.

Ndërkohë socialistët janë të angazhuar me punë më të rëndësishme vë në dukje kryetari i qeverisë sipas të cilit nga dita e shtunë kjo forcë politike do të ndezë motorët zyrtarisht drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Ne jemi gati të bëjmë atë që dimë, shumë më shumë, rruga e ndryshimit është e hapur dhe e prekshme, por edhe kudo që duam ta hapim në bashkitë e shkreta që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!