Të paktën një person u vra sot në një sulm me dron në një ndërtesë të lartë në Kiev, sipas AFP.
Disa avionë të tillë “kamikazë” me telekomandë goditën një ndërtesë të Akademisë Kombëtare të Shkencave në periferitë veriperëndimore të kryeqytetit ukrainas.
Një zyrtar i inteligjencës ushtarake i cili u mor në pyetje në vend tha se sulmi ajror u krye nga avionë të tipit Orlan.
Kievi është vendosur në shtetrrethim nga mbrëmja e së hënës deri nesër në mëngjes.
/abcnews.al/