Dita e 5 e protestave kundër rritjes së çmimeve u zhvillua sot në Tiranë. Para kryeministrisë qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre në podiumin e sajuar që prej ditës së parë. Qytetarët kanë që kanë protestuar në mënyrë paqësore, paralajmëruan një tjetër në orën 17:00 në sheshin para kryeministrisë. Gjatë protestës nuk ka pasur asnjë incident. ndërsa një pjesë e qytetarëve marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke bllokuar disa kryqëzime.
Edhe ditën e djeshme për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore. Ata u mblodhën në orën 11 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë. Ndryshe nga tre protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më e madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.
Nuk munguan edhe fëmijët, disa prej tyre mbanin në dorë pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.
Lexo edhe: Dita e pestë e protestave në rrethe, fermerët e Devollit: Kemi falimentuar
Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident. Në gatishmëri qëndronin, forcat e posaçme shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që ishin të pajisur edhe me kundragaz, bashkë më autobotët me ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Personat me aftësi të kufizuara i janë bashkuar protestës kundër çmimeve që nga dita e parë. Një prej tyre është Flamur Bala i cili ka ardhur nga Durrësi.
12:00-Protesta për çmimet, nënë Liza: Rusia po sulmon Ukrainën, por ne na ra shteti jonë
Protestës i është bashkuar edhe nënë Liza pjesë e cila bërë thirrje kundër rritjes së çmimeve. Përpara kryeministrisë ajo deklaroi se pensioni që marrin nuk mjafton as për t’u ushqyer.
“Pensionet nuk dalin për bukë. Kryeministri që është burrë t’i dalë përpara këtij populli dhe t’i japin përgjigje këtij populli. Ukraina është në Shqipëri, Rusia po i bien Ukrainës, por ne na ra shteti jonë, na ra në shtëpinë tonë…Shtëpitë tona janë shkatërruar, Ukraina është në Shqipëri.”, tha ajo.
/abcnews.al