A do e pranonte Grida Dumën te “Rithemelimi”? Si përgjigjet Berisha

schedule14:19 - 9 Mars, 2022

schedule 14:19 - 9 Mars, 2022

Grida Duma njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike. Ky vendim ka ardhur pas humbjes së rëndë që pësoi partia e drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 6 marsit.

Lidhur me këtë vendim të Grida Dumës, gjatë një konference për mediat u pyet edhe ish-kreyministri Sali Berisha i cili shtriu dorën për një bashkëpunim me deputetët që deri më sot mbështesnin Bashën.

Edhe pse Grida Duma ka folur me tone të ashpra kundër Sali Berishës, ky i fundit tha se të gjtihë deputetët janë të mirëpritur që të bashkohen me Komisionin e Rithemelimit.

“Mirëpres dhe vlerësoj çdo deklaratë të deputetëve. Mirëpres bashkimin e tyre me grupin e deputetëve të Komisonit të Rithemelimit dhe i garantoj që ky bashkim, ka në bazë vlerësimin e pa lëkundur të kontributeve të tyre në PD. Këtë Sali Berisha e ka afirmuar disa herë. Përndryshe Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm dhe në Kuvendin e ardhshëm nuk do ekzistojë. Çdokush do ketë të drejtën të kandidojë për organet e PD. Me kushtin e vetëm të pranojë votën e lirë të demokratëve”  tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!