Ndalimi i naftës ruse në Amerikë, Biden: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putin

schedule18:14 - 8 Mars, 2022

schedule 18:14 - 8 Mars, 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse është marrë “në konsultim të ngushtë” me aleatët e Amerikës. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se pas ndalimit të gazit rus pritet që çmimet të rriten.

Biden u kërkon firmave të naftës që të mos përfshihen në rritje “të tepruara” të çmimeve.

“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” tha ai, por theksuar se ky është çmimi që duhet paguar për “mbrojtjen e lirisë”.

Lexo edhe: VIDEO/ “Kloun i Putinit”, politikani italian poshtërohet ndërsa fliste në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës

Ndër të tjera Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin “duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij pavarësisht kostove”.

Më herët Presidenti amerikan Joe Biden shpalli zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës ruse si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai tha se kjo lëvizje do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!