Është mbyllur procesi i votimit në bashkinë e Vorës. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se të gjitha qendrat e votimit thuajse janë mbyllur. Pas orës 19:00 kanë votuar vetëm ata persona që ishin në radhë duke pritur për të shprehur vullnetin e tyre.
Rezultati në bashkinë e Vorës do të dalë në orën 20:00, pasi do të aplikohet numërimi elektronik.
Procesi zgjedhur në bashkinë e Vorës ditën e sotme është zhvilluar me disa problematika. Fillimisht ka pasur një përplasje për komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.
Sakaq, është mbyllur votimi në të gjashtë bashkitë e vendit. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët. /abcnews.al