Kontratat e Lobimit/PD: Janë në departamentin amerikan të drejtësisë

schedule15:41 - 25 Nëntor, 2017

schedule 15:41 - 25 Nëntor, 2017

Partia Demokratike deklaroi se kontratat e saj të lobimit janë dokumenta publik të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Ato dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane. Ajo fton socialistët Balla dhe Gjylameti t’i hetojnë ato në çdo kohë dhe se kur të duan Partia Demokratike do t’u vërë në dispozicion një kopje. Me ironi PD, thoët se socialist janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Por sipas PD-së, akuzat e socialistëve syojnë shpërqëndrimin e vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë, që ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve./abcnews.al