Dy duele të Superiores luhen sot dhe janë mjaft interesante. Në Rrogozhinë Egnatia do kërkojë të marrë pikë jetike, kundër rivalëve të Skënderbeut. Të dyja ekipet duan mbijetesën dhe ndeshjen e orës 13:45 e kanë si finale.
Tri orë më pas do të zhvillohet një tjetër ndeshje mjaft e bukur, që përcakton shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Partizani, që ka 5 pikë më pak, do kërkojë të futet në garë për vendin e katërt në klasifikim dhe për këtë duhet të mundë Vllazninë.
Nga ana tjetër shkodranët duan të shohin lart dhe të përfitojnë nga përballja e nesërme mes Laçit dhe Kukësit. Objektivi i tyre është të marrin tre pikët në duelin ndaj Partizanit. Tre takimet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër. / abcnews.al