Një i riu në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pas përplasjes me policinë. Efektivët i janë vënë pas 27 vjeçarit pasi e kanë parë duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt. I riu nuk është bindur dhe gjatë kontrollit të makinës ka kundërshtuar efektivët. Këta të fundit i kanë shkuar në shtëpi dhe gjatë kontrolleve të ushtruara kanë gjetur kokainë.
“ I. K., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, dhe gjatë kontrollit të automjetit, ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrolleve në mjet dhe në banesën së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë”, thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al