Shumica e europianëve besojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën në vitin 2022, por gjithashtu se NATO dhe BE do të mbështesin Kievin, sipas një sondazhi, autorët e të cilit argumentojnë se kriza mund të transformojë mënyrën se si europianët e shohin sigurinë e tyre, shkruan The Guardian
“Dëshmitë tregojnë se Europa po përjeton një zgjim gjeopolitik”, tha Mark Leonard, drejtor i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).
Sondazhi, i kryer në fund të janarit, zbuloi se gjashtë nga shtatë vendet e përfshira besonin se një pushtim rus i Ukrainës do të ndodhte në vitin 2022. Një përjashtim i dukshëm nga ky rregull ishte Finlanda, ku 44% besojnë se ushtria ruse do të pushtojë Ukrainën brenda vitit. Në Francë dhe Itali përqindja përkatëse ishte 51%, në Suedi 55%, në Rumani 64%, ndërsa në Poloni 73%.
NATO dhe BE në mbrojtje të Ukrainës
Shumica e qytetarëve në të shtatë vendet besojnë se NATO dhe 30 shtetet e saj anëtare duhet të jenë mbrojtësit kryesorë të të drejtave sovrane të Ukrainës, por gjithashtu besojnë se BE-ja ka një përgjegjësi të madhe për mbrojtjen e Ukrainës në rast të një agresioni rus, raporton abcnews.al
56% e finlandezëve besojnë se BE-ja mund të ndihmojë Ukrainën, ndërsa në rastin e NATO-s shifra rritet në 59%. Përqindjet janë si më poshtë: 53% dhe 55% për francezët, 47% dhe 50% për gjermanët, 64% dhe 67% për italianët, 80% dhe 79% për polakët, 57% dhe 63% për rumunët. dhe 61% dhe 64% për suedezët.
Të paktën gjysma e qytetarëve, më shumë se 60% në Poloni, Suedi, Itali dhe Rumani, besojnë se BE do të jetë më e gatshme të ndihmojë Ukrainën. Ndërsa Suedia dhe Finlanda, besojnë se NATO do të jetë më pranë Ukrainës në rast të një pushtimi të Rusisë.
Besimi në angazhimin e Uashingtonit për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të BE-së ishte dukshëm më i ulët, me të gjitha vendet përveç Polonisë dhe Rumanisë që i besonin Gjermanisë më shumë sesa SHBA-së.
“Ndërsa shumica e evropianëve ende i besojnë NATO-s për të mbrojtur Eiropën, NATO nuk është më vetëm një emër alternativ i SHBA-së,” sipas autorëvr. “Europianët i besojnë NATO-s më shumë sesa Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat e tyre.
Ata gjithashtu theksuan se Britania do të luante një rol të rëndësishëm në krizë. Vetëm polakët (66%) dhe suedezët (52%) besojnë se Britania do të ndihmojë Ukrainën. Putin mund të habitet kur të zbulojë se shumica e europianëve e shohin pushtimin e Ukrainës, jo vetëm një sulm ndaj sigurisë së një vendi fqinj por edhe të vetë sigurisë europiane, raporton abcnews.al
Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se ka pabarazi të konsiderueshme në rreziqet që ata janë të gatshëm të marrin, “mënyra se si europianët do të veprojnë në javët e ardhshme mund të jetë një pikë kthese për të ardhmen e sigurisë europiane.
Megjithatë, vlen të theksohet se pavarësisht nga popullsia e madhe e shtatë vendeve të përfshira në studim, çdo vend i BE-së ka lidhjet ose konfliktet e veta historike dhe politike me Rusinë, ndërsa Polonia, Rumania, Suedia dhe Finlanda kufizohen ose ndodhen në një distancë shumë të shkurtër me një nga dy shtetet e përfshira, që do të thotë se qytetarët e tyre ka të ngjarë ta cilësojnë pushtimin e Ukrainës si një kërcënim ekzistencial për vendet e tyre.
/abcnews.al