Laçi mori një fitore të vuajtur përballë Vllaznisë në Kurbin. Një 3 pikësh që vendoset vetëm nga një gol i shënuar nga Guindo.
Kurbinasit tashmë vazhdojnë ndjekjen e Tiranës, teksa janë vetëm -6 pikë pas tyre.
Trajneri Mirel Josa do të theksonte pas ndeshjes se kjo ishte një fitore taktike dhe se skuadra të mëdha arrijnë të fitojnë në këtë mënyrë, ndërsa shprehet se Vllaznia i sulmoi shumë duke mos iu dhënë mundësinë laçianëve të dilnin në lojën e tyre.
“Nuk mund të them që ishte sinjali i një skuadre të madhe, skuadra e madhe godet përsëri kundërshtarin, por kishim përballë një Vllazni që ka ekuilibra të rregulluara, por del në sulm edhe me forca të shumta. Hakaj dhe Gurishta ndihmojnë shumë sulmin. Në kushte të tilla duhet të jemi efikas në daljet e para. Portieri ynë ishte në ditë shumë të mirë, në pjesën e parë dhe të dytë. Ishim një fitore, jo shumë e vuajtur, por u luajt shumë taktikisht.
Mazrekaj? Dihen cilësitë e Mentorit. Kam edhe lojtarë të tjerë që punojnë shumë. Uroj që të jetë në gjendjen më të mirë në ndeshjet në vazhdim. Ndaj çdo lojtari kam edhe kërkesat e mia.
Mesfusha? Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Regi (Lushkja) do të përmendet në skuadrën tonë. Mungonte edhe Shehu. Zarubica nuk ishte në formë të mirë fizike. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht që duhet të jetë më shumë i përqendruar.
Morëm tre pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër. Vllaznia na sulmoi shumë, pati shumë raste përpara portës tonë, sikurse ne duhet të kishim qenë më efikas në sulmet tona.
Nëse kishim një qetësi pak më të madhe në pjesën e parë. U përgatita për të dalë me një 4-4-2 ose 4-4-1-1, duke futur Harmon dhe tërhequr disi Guindon, por shënuam dhe nuk prisha rreshtimin në mesfushë.
Edhe Ujka punoi mirë, më pas bënë ndërrimet, sepse Vllaznia doli me tre sulmues klasikë përpara pas golit tonë, plus Latifin që kishte në krah. Në 20 minutat e fundit duhet të shpërndanim topin më shpejt nga krahët kur rikuperonim topin dhe dilnim në kundërsulme”, është shprehur Josa. /f.a/abcnerws.al