Instituti shqiptar i shkencave AIS paraqiti në gjykatën kushtetuese padi për abrogimin e ligjit “për përballimin e pasojave të tërmetit”, por gjykata kushtetuese e rrëzoi kërkesën e kësaj organizate. Pas rrëzimit të kërkesës, AIS iu drejtua Partisë Demokratike si institucion që mund të paraqesë padi në Gjykatën Kushtetuese. Përmes këtij ligji abuziv po lëvrohen 120 miliard lekë për rindërtimin.
Juristi Marash Logu sqaron se departamenti i anti-korrupsionit ka konstatuar abuzim me tenderat në thuajse të gjithë procesin e rindërtimit. Ai sqaron se ka dokumente konkrete që dëshmojnë se janë përzgjedhur në mënyrë preferenciale pak kompani për të kryer procesin e rindërtimit, mbështetur në ligjin abuziv për prokurimet publike. Por nënkryetarja socialiste e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felaj deklaron se ky ligj e ka kaluar barrierën kushtetuese.
Ekspertët flasin për ligj pa integritet, që nuk garanton transparencë dhe asnjë mundësi që abuzuesit të shkojnë para drejtësisë sepse korrupsioni i mundshëm në këtë rast mbështetet në ligj. Gjithashtu, nuk i lë hapësirë SAK-t apo institucioneve të tjera të pavarura, për te hetuar për abuzimet e mundshme më prokurimet publike.
Ky dokumentar është një produkt i @abcnews.al, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @QJournalism, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media.