DOSJA/ “Bëji xhamat e zinj, kam miq drejtorat”, bashkëpunëtori “fundos” agjenten dhe zyrtarët pasi ndryshoi planin

schedule10:16 - 1 Shkurt, 2022

schedule 10:16 - 1 Shkurt, 2022

Bashkëpunëtori ka zbardhur të gjithë linjën e falsifikimit të dokumenteve për autorizimin e xhamave të zinj, duke çuar në pranga shtatë persona, mes tyre edhe zyrtarë të Drejtorisë së Transportit rrugor.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari Ermal Vija e gjitha ka nisur kur në datën 16 nëntor 2021 kur bashkëpunëtori ka shkuar tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor për t’u interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit të makinës së tij pasi ai mund të shkonte jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjaret e tij.

“Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë janë zyrat e disa kompanive të sigurimeve dhe agjentët që punojne në këto zyra të kapin vete dhe të pyesin se për çfarë shërbimesh je i interesuar”.  Sapo është afruar aty e ka pyetuar 55 vjeçarja Yllka Graceni (Pronja), me detyrë agjente sigurimesh prane kompanise INSIG.

Lexo edhe: Deri në 300 mijë lekë për xhamat e zinj, kush janë të arrestuarit, nga mjeku te zyrtarët e DRSHTRR

Ajo e ka pyetur se për çfarë interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentat e makinës i thotë sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithë dokumentave. Kur e ka parë makinën që kishte të parkuar jashtë ajo i thotë “se perse nuk e vishte me xhama te zinj”. Bashkëpunëtori i ka thënë se do kishte deshirë por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi këto makina i ndalojnë shpesh herë nëpër postoblloqe.

Gjatë bisedës së bërë Yllka i thotë sepse falë njohjeve që kishte me punonjës te Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë e bënte çdo gjë të rregullt me letra duke u dhënë atyre shumë parash në formë rryshfeti. Kur kallëzuesi e pyeti se si duhet të vepronte ajo i “thotë shko tek një miku im në Sukth” që ka një servis për veshje xhamash dhe i çon direkt numrin e tij të celularit. Mbasi kallëzuesi të vishte xhamat e makinës së errët 100% të përparmet dhe të pasmet do shkonte ta takonte Yllken e cila do ta pajiste me një autorizim në vlerën 5000 lekë të reja e më pas do kalonte makinë në kontroll fizik.

Më pas duhej paguar mandati 20000 lekë të reja (taksa shteterore pese vjecare) dhe tek punonjesit e Drejtorisë Rajonale te Shërbimit te Transportit Rrugor Tiranë nëpermjet Yllkës do çohej shuma 4000 lekë të reja në forme rryshfeti në menyrë që xhamat të ishin më të errësuar se sa e lejon ligji.

Gjatë bisedës së bërë kallëzuesi ka mësuar se agjentja e sigurimeve merrte përsiper dhe kalimin e mjeteve në kualidim ne Fushë Prezë sepse aty kishte njohje me punonjës te ndryshem pasi kishte punuar më parë aty. Nga biseda e bërë me Yllkën kallezuesi ka kuptuar se ajo bashkëpunonte me një punonjes me emrin Erjon sepse dhe tek servisi qe do të bënte xhamat e zinj kallëzuesi do të prezantohej si miku i Erjonit.

Nga sa ka parë në pak minuta që ka ndejtur aty bashkëpunëtori ka vënë re se gati të gjithe agjentet e sigurimeve që ishin me zyra aty ishin të perfshirë ne veprimtari korruptive me punonjësit e brendshëm të Shërbimit te Transportit Rrugor Tiranë. Kur ka folur në telefon me pronarin e servisit numrin e të cilit ia dha Yllka ai i ka thënë qe ta merrte serish në darkë dhe ti linte orar për nesër. Ne deklarimin e marrë nga Bashkepunetori ai sqaron se ka shkuar tek servisi “Veshje xhamash” dhe ka kryer pagesat për çdo gjë që kishte folur me Yllkën por plani nuk ka shkuar siç duhet.

Gjate bisedes se bere ai i thote; hajde neser nga ora 11 paradite dhe lere makinen ne servis. Sot rreth ores 11.00 ka shkuar tek servisi ne fjale qe ndodhej ne Shijak te Durresit dhe ne hyrje te servisit ishte “Veshje xhamash” X. Ai i tha se veshja e xhamave 100% te erresuar kushtonte 15.000 leke te reja dhe se mjetin ai e mbaronte mbasdite. Gjate bisedes se bere i thote qe do vinte ta merrte mjetin neser ne mengjes.  Ne dokumentacionet qe kishte ai kishte përgatitur shkruhej sikur xhamat errësues anësor te shoferit dhe pasagjerit ishin 50%, dhe te mbrapmit 10% por qe ne realitet ato jane te veshur 100% errësues. Nga biseda e bere me punonjesin e servisit i thote se letrat i ka plotesuar siç e kërkon ligji dhe se ai nuk mbante pergjegjesi nese atij ja hiqte policia rruges. Punonjesi servisit ka folur ne telefon dhe me shtetasin me emrin Erjon qe ishte miku i Yllkes.

Kur ai e ka pyetur se perse nuk e kishte errësuar xhamin e pare sic dhe kishim folur ai me tha se duhet te shtoja dhe 5000 leke te reja. Ne oren 11.00 ka shkuar tek zyra e shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë e sigurimeve X ku i tregon se kishte veshur xhamat kundrejt pagesës 20.000 leke te reja dhe i tregon dokumentacionin qe i dha punonjesi i servisit. Pasi pa letrat Yllka i thote se perse i kishte marre dokumentet nga pronari servisit sepse keto i kishte pergatitur ajo më pare pasi me kishte marre dhe fotokopje te lejes se qarkullimit. Deklaruesi i thote qe per kete gje nuk kishin folur më parë dhe i ka marrë pasi ja dha vete punonjesi servisit X. Me pas Yllka i thotë shko tek parkingu ku ishte makina sepse do vinte ta takonte. Mbas disa minutash tek makina vjen djali qe ishte me Yllken më parë dhe i thote se ka dy dite qe është ndërruar drejtori i institucionit DRRSHTRR Tiranë dhe inxhinieri i kontrollit fizik i kishte thenë qe t’i jepnim dy dite kohe pasi ishte shtrënguar. Nga biseda e bere djali me tha se quhej Redi, me dha numrin e tij te celularit… dhe i thote qe do te mbaronim pune por ka ardhur drejtori i ri dhe duan te heqin disa punonjës nga puna. I gjendur ne kete situate deklaruesi eshte larguar duke pritur qe ditet ne vazhdim te merrem ne telefon nga Yllka dhe Redi. Nga biseda e bere Yllken i thote se djali me emrin Redi eshte punonjes i transporteve”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Për nje hetim të plotë, prokurori i çeshtjes ka dhënë autorizim për kryerjen e vezhgimeve dhe filmimeve ndaj Yllka Pronjaa (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë INSIG, si dhe personave të tjerë të përfshirë.

Të arrestuarit

Burime për ABC bëjnë me dije se në pranga janë vënë mjeku Artan Murati, i akuzuar për falsifikim i dokumentit shëndetësor. Zef Ndoca, specialist tek Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR në Durrës. Qamil Domi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erjon Rakipllari, administrator i një servisi makinash në Durrës, për falsifikim i dokumentave kryer në bashkëpunim. Po për këtë vepër penale është arrestuar edhe punonjësi i tij në servis, Erges Zaka.

Në pranga është vënë edhe një agjente e njl kompanie sigurimesh, Yllka Graceni, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Po për këtë vepër i arrestuar është edhe Artan Frroku, administrator i një agjencie të targimit të automjeteve.

Akuzat

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin nga 100 deri në 300 mijë lekë të vjetra duke u siguruar disa personave nga Tirana e Durrësi çertifikata për xhamat e errëta të makinave, si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore për mosperdorimin e rrupit të sigurimit. /abcnews.al