Vllaznia do të luajë kundër Kastriotit ditën e nesërme në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës, një sfidë që është e vlefshme për javën e 18-të të Abissnet Superiores.
Një përballje që shikohen shkodranët e Thomas Brdaric si favoritet për të marrë 3 pikët, por sipas Ardit Krymit nuk ka ndeshje të lehta dhe se Kastrioti ka treguar se mund të marrë rezultat ndaj kujdo.
Në konferencën për shtyp gjithashtu mesfushori i Vllaznisë ka theksuar se titullli është mëse i arritshëm përderisa ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar.
“Jam duke kaluar një moment të mirë. Futbolli luhet në grup dhe kur nuk ke ndihmën e shokëve të ekipit, normalisht që nuk ia del dot mbanë.
Duke pasur parasysh sesi kanë ecur ndeshjet deri tani mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë deri tani. Ndeshje të lehta nuk ka, por duhet të japim shpirtin në fushë dhe të marrim pikë. Hasani dhe Karakaçi janë shkodran dhe janë shokët e mi dhe kam respekt për to, por në fushën e lojës duhet me menduar për ekipin.
Për tre pikë duhet të jemi çdo ndeshje sepse kemi nevojë për pikë. Duke parë që ka shumë ndeshje në lojë nuk është i paarritshëm objektivi titull.”, përfundoi Krymi. /f.a/abcnews.al