Një ditë pasi u gjet i vrarë me armë zjarri 32 vjeçari Sokol Rama në Këlcyrë, policia ka shoqëruar autorin që dyshohet se kreu ekzekutimin. Roland Milo qëndronte i fshehur tek shtëpia e motrës së tij në Tiranë. Mësohet se viktimës dhe Milos i kishin sekuestruar një sasi droge para disa ditësh në Greqi.
Personi që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Sokol Ramën nga Tepelena është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës. Operacioni për ndalimin e Roland Dilos u bë nga policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës.
Mësohet se ai qëndronte i fshehur tek shtëpia e motrës së tij në Vaqarr. Të martën u gjet i pajetë 32 vjeçari Sokol Rama në zonen e Limarit të Këlcyrës.
I riu që ishte shpallur i zhdukur që prej datës 6 shkurt, është ekzekutuar në makinën e tij. Me pas mjeti kishte përfunduar në humnerë. Konflikti mes Ramës dhe Milos dyshohet se ka ndodhur pas prishjes së pazareve të drogës.
Nga burime policore mësohet se para disa ditësh viktimës dhe Milos i kishin sekuestruar një sasi droge në Greqi dhe të dy dyshohet se ishin poseduesit e lëndës narkotike. /abcnews.al